Harduer

Raspberry Pi nxjerr në shitje kompjuterin e ri për aplikimet industriale

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Kompjuteri më i ri nga Raspberry Pi është më i vogël dhe më i lirë sesa paraardhësi megjithatë kompania nuk beson se do të shitet më shumë sesa modelet e kaluara. Raspberry Pi nxjerr në shitje kompjuterin e ri për aplikimet industriale Photo Source: Raspberry Pi Foundation

Raspberry Pi Compute Module 3 ka të njëjtin procesor katër bërthamësh Broadcom BCM2837 dhe 1GB RAM por është në gjysmën e madhësisë së Raspberry Pi 3. Këtij minikompjuteri i mungojnë portat ethernet, USB, SD dhe të ekranit. Nuk ka as Wi-Fi.

Arsyeja pse këto porta mungojnë është konektori i përshtatet me foletë SODIMM i përdorur gjerësisht për memorjet e laptopëve.

Kjo do tu krijojë mundësi dizajnerëve industrialë të produktit të përzgjedhin portat dhe funksionet që duan të ekspozojnë. E thënë më thjeshtë, kompjuteri i ri i Raspberry Pi mund të inkorporohet tek robotët dhe makineritë e tjera industriale.

Raspberry Pi Compute Module 3 shënon fillimin e një epoke të re në informatikën industriale. Bordet e përdorur në makineritë industriale nuk janë aspak më të shpejtë sesa Compute Module 3. Ky i fundit është 10 deri në 12 herë më i shpejtë sesa paraardhësi por konsumon më tepër energji.

Compute Module 3 do të kushtojë 30 dollar. Për të përdorur këtë paisje blerësit duhet të kenë një bord me fole SODIMM. Raspberry Pi po ofron dizajnet e bordeve të saj me një liçensë të hapur kështu të tjerët mund të inkorporojnë modulin në dizajnet e produkteve të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>