Harduer

Razer prezantoi laptopin Blade Stealth me ekran 13.3 inç Quad HD+

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa modeli 13.3 inç Blade Stealth vjen me Windows 10, procesorë Intel Kaby Lake, 16GB RAM dhe 1 terabajt disk solid. Razer prezantoi laptopin Blade Stealth me ekran 13.3 inç Quad HD+

Razer prezantoi një version të ri të laptopit të lojërave Razer Blade Stealth duke lënë pas ekranin 12.5 inç në favor të një ekrani të ri 13.3 inç.

Razer Blade Stealth është vetëm 1.3 cm i trashë, dhe 1.3 kilogram i rëndë. Për herë të parë laptopi debutoi në 2016-ën ndërsa linja u përditësua në Konferencën E3 që po mbahet në Los Angeles.

Ekrani me prekje ka një rezolucion Quad HD+ 3200 x 1800 dhe një shikueshmëri prej 178 gradësh. Razer do të vijojë të shesë modelin 12.5 inç me rezolucion 4K.

Ndërsa modeli 13.3 inç Blade Stealth vjen me Windows 10, procesorë Intel Kaby Lake, 16GB RAM dhe 1 terabajt disk solid.

Ky laptop do të kushtojë 1,400 dollar për modelin 13 inç me 16GB RAM dhe procesor Intel Core i7. Gjithashtu kompania do të ofrojë edhe një kartë grafike të jashtme nga Nvidia dhe AMD e cila do të kushtojë 400 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Razer
Lajmet e fundit>