Harduer

Razer prezanton miun Black Edition DeathAdder

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Razer prezanton miun Black Edition DeathAdder

Sot ky prodhues prezantoi versionin e tretë të miut DeathAdder USB në edicionin DeathAdder Black. Varianti i ri është përpunuar tërësisht nga ngjyra e zezë, ndërsa në pjesët anësore është vendosur goma që shërben për kontakt më të mirë gjatë përdorimit të tij. Miu ofron sensor 3.5G me 3,500dpi, ndërsa dizajni i tij është përpunuar gjatë tërë trupit për t’i sjellë efikasitetin maksimal djathtakëve.

Sa i përket kohës së reagimit ajo mbetet 1ms sikurse tek pajisjet e tjera të këtij prodhuesi. Natyrisht miu funksionon me  të gjitha llojet e kompjuterëve dhe ka të njëjtin çmim prej 45 euro sikurse versioni i mëhershëm i tij. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>