Analiza

Reagimi i ekranit me prekje të iPhone 5 është dy herë më i shpejtë se i pajisjeve të tjera

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Reagimi i ekranit me prekje të iPhone 5 është dy herë më i shpejtë se i pajisjeve të tjera

touch-786x305Sipas raportit më të fundit të kompanisë së lojërave Agawi është zbuluar se përgjigja e ekranit me prekje të iPhone 5 është dy herë më e shpejtë se sa përgjigja e ekraneve të pajisjeve konkurrente si Android apo Nokia Lumia.

Konkretisht koha më e shkurtër e matur gjatë testimeve ka qenë 54 milisekonda dhe i përkiste iPhone 5 dhe raporti thekson se vetëm pajisjet e Apple e kishin kohën e përgjigjes më të shkurtër se 100 milisekonda.

IPhone 5S dhe 5C nuk përfshihen në këtë raport pasi nuk ishin lançuar ende gjatë kryerjes së testimeve, megjithatë kompania beson se nuk kanë ndonjë diferencë të madhe krahasuar me iPhone 5.

Në vend të dytë klasifikohet Galaxy S4 me një shpejtësi prej 114 ms, në vend të tretë qëndron Lumia 928 me një shpejtësi prej 117 ms, ndërsa në vend të katërt është HTC One me një shpejtësi reagimi të ekranit prej 121 ms. (PCWorld Albanian)

agawi-touchmark

Lajmet e fundit>