Lajmet

Reaktori Bërthamor i Kansasit viktimë e një sulmi kibernetik raportoi Bloomberg

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Reaktori Wolf Creek ishte viktimë e sulmit sipas Bloomberg. Një zëdhënës i reaktorit nuklear refuzoi tu përgjigjej raportimeve por tha se vijon funksionimi normal i tij. Reaktori Bërthamor i Kansasit viktimë e një sulmi kibernetik raportoi Bloomberg Photo Source: Reuters

Hakerët kanë thyer sigurinë e një reaktori bërthamor në Kansas të Shteteve të Bashkuara gjatë një fushate agresive sulmesh kibernetike e cila duket se ka prekur dhjetëra kompani ditën e Enjte raportoi Bloomberg.

Reaktori Wolf Creek ishte viktimë e sulmit sipas Bloomberg. Një zëdhënës i reaktorit nuklear refuzoi tu përgjigjej raportimeve por tha se vijon funksionimi normal i tij.

“Nuk ka patur asnjë pengesë për mirëfunksionimin e reaktorit Wolf Creek. Arsyeja sepse sistemet kompjuterike të tij janë të shkëputura nga interneti,” tha një zëdhënës i kompanisë që e menaxhon reaktorin.

Lajmet e një sulmi kibernetik ndaj sektorit energjitik në SHBA dolën javën e kaluar dhe ishte agjencia e lajmeve Reuters e cila raportoi e para.

Departamenti Amerikan për Sigurinë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimit konfirmuan sulmin por nuk përmendën emrat e viktimave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>