Vëzhgim

Realitete të ndryshme në desktop

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Realitete të ndryshme në desktop

Dosje në pëllëmbë të dorës
A po të çmendin dosjet me ngatërresat e tyre? Kjo vegël falas vendos nëntabela (tabs) përgjatë skajeve të ekranit, në mënyrë që të gjesh shpejt dosjet që do. Krijimi i tabeve është punë e lehtë me Stick Tab Manager, që arrihet me klikimin të djathtë në ikonën e Stick gluebottle System Tray. Kam krijuar atë që Stick e quan Navigator Tabs për dosjet e përdorura më shumë, pastaj krijova konfi gurimin (autohide, autoshow dhe tjera të ngjajshme) për të minimizuar përdorimin e mausit. Në një renditje të shkurtër, nëntabelat për dosjet e mia më të rëndësishme janë renditur afër e afër, gati për t’u lançuar me një kalim sipër të mausit. Instalimi i Stick të fton të shtosh plug-ins (shtesa programi) nga krijuesi iWonder Designs, ku përfshihet një kalkulator, një kalendar, një lexues RSS (web feed) dhe të tjera. Ndryshe nga shumë vegla për desktop, Stick nuk lançon programe apo aplikacione me command-line. Thjesht organizon dosjet, asgjë më shumë. Nëse kjo është ajo që keni nevojë, Stick me siguri ia vlen të provohet, find.pcworld.com/61338.

Kliko më pak me ActiveWord
Nëse e bën të njëjtën gjë çdo ditë në kompjuter, sigurisht që humbni kohë dhe energji duke rishtypur dhe riklikuar të njëjtat gjëra. ActiveWords Plus ($50) përpiqet të zgjidhë problemin me tiparet e tij të shumta duke përdorur makro të thjeshta në tastierë. ActiveWords është i lehtë për t’u përdorur, i fuqishëm dhe punon me çdo program. Një Active-Word (kështu i quan programi komandat e veta) mund të bëjë çdo gjë, që nga shkrimi i një adrese, deri tek hapja e një web-faqeje ose filtrimi i e-mail në Outlook. Vendos ti se si do t’i quash detyrat, p.sh. “ff” për të lançuar Firefox. Add Wizard ndihmon të krijosh veprime me pak lëvizje efektive dhe pa zhargon. Për të përdorur Active-Word, thjesht shtyp kudo që je komandën e paracaktuar dhe godit tastin ekzekutues, që për default është F8. ActiveWords Plus përfshin gjithashtu edhe të ashtuquajturin Spacebar-Spacebar Trigger, që inicion veprime me dy goditje në spacebar. Shitësi, Active-Word System ofron 3 makro falas për çdo aplikacion, si p.sh. për të krijuar shpejt tabela në Microsoft Word. ActiveWords Plus i licencuar mundëson instalimin e programit në shumë PC. Regjistrohuni për ta provuar falas nga 5 deri në 60 ditë. Prova falas, $50 në shitje, find.pcworld.com/61339.

Lajmet e fundit>