Analiza

Realiteti i shtuar, një mundësi 50 miliard dollarëshe?

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Google, Apple, Microsoft dhe Facebook po punojnë të gjithë në pajisjet e realitetit të shtuar dhe atij virtual. Realiteti i shtuar, një mundësi 50 miliard dollarëshe? Photo Source: Wired

Ndërsa 2016 do të mbahet mend si viti kur realiteti virtual u bë diçka e prekshme për konsumatorët, industria ka në shënjestër çmimin që sjell më vehte kjo shpikje.

Google, Apple, Microsoft dhe Facebook po punojnë të gjithë në pajisjet e realitetit të shtuar dhe atij virtual.

Me Sony, Facebook dhe Google që kanë nxjerrë në shitje të gjithë pajisje të realitetit virtual të cilat janë shitur mbi 10 milion herë, teknologjia mori një drejtim të papritur, atë të realitetit të shtuar.

Megjithatë konkurrenca mes realitetit virtual dhe realitetit të shtuar ende duket larg. Por analistët besojnë se realitetit i shtuar do të gjenerojë shumë më tepër të ardhura.

Brenda 2021-ës kjo industri do të kapë vlerën e 50 miliard dollarëve. Duke pasur në konsideratë teknologjinë komplekse të realitetit të shtuar, pajisjet e këtij të fundit pritet të kushtojnë më shumë sesa pajisjet e realitetit virtual. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>