Harduer

Realizohet zëvendësimi i 75% të kafkës njerëzore me materiale të prodhuara nga printerat 3D

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Realizohet zëvendësimi i 75% të kafkës njerëzore me materiale të prodhuara nga printerat 3D

3D print skullNë fillim të javës së kaluar, një shtetas amerikan, emri i së cilit nuk është bërë publik, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku zëvendësoi 75% të kafkës me një protezë plastike të printuar në 3D.

Ky është operacioni i parë i këtij lloji në botë. Transplanti u arrit nga Oxford Performance Materials, të cilët morën aprovimin nga US Food and Drug Administration muajin e kaluar për ta realizuar këtë procedurë.

Kompania e projektoi kafkën artificiale bazuar në një skanim 3D që iu bë kokës së pacientit. Ndërkohë që vrimat “polyetherketoneketone” të protezës janë krijuar për të nxitur rritjen e qelizave të reja si dhe të kafkës.

Sipas kompanisë, në SHBA mund të përfitojnë rreth 500 njerëz çdo muaj nga kjo teknologji. Deri tani kemi parë realizime të jashtëzakonshme të printerave 3D në fusha të ndryshme që nuk përfshinin mjekësinë, por mesa duket e ardhmja po ndryshon.

Ndoshta së shpejti do të bëhemi dëshmitarë të inovacioneve të reja në këtë aspekt. (PCWorld Albanian)

Tags >

printer
Lajmet e fundit>