Siguri

Rebelët afër Tripolit, interneti ringjallet përkohësisht

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
Rebelët afër Tripolit, interneti ringjallet përkohësisht

Në një pikë të caktuar shumica e rrugëve ndërkombëtaret komunikimit gjithashtu ranë, dhe këtë e konfirmoi edhe Renesys, një firmë që merret me qarkullimin e internetit. Interneti përmes DSL ishte zhbllokuar përkohësisht për Tripolin gjatë mbrëmjes së ditës së diel, dhe kështu ka thënë Ahmed Shreef në një email dërguar të dielën, por ai shtoi se bllokimi ndodhi sërish  në po të njëjtën ditë.

Sipas PCworld Shreef nuk deshi të komentojë si arriti të ketë qasje në Google Gmail pasi shërbimi u bllokua, por vetëm ka shtuar se “nuk dëshiron të diskutojë atë gjë”. Një numër i trupave të Libisë prej brenda dhe jashtë Tripolit kanë raportuar përmes mesazheve në Twitter se interneti është restauruar, ndërsa disa kanë paralajmëruar me mesazhe si “nuk e dimë çfarë po ndodh”. 

Renesys ka thënë në një blog post të dielën se diçka e çuditshme po ndodh në kryeqytetin e Libisë: “Interneti u rregullua, punoi për disa orë dhe më pas sërish vdiq”. Renesys ka shtuar se qasja DSL nuk është ende funksionale dhe se telashet janë ene të pranishme. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>