Harduer

Rebelët sirianë zotërojnë një tank që kontrollohet nga PlayStation

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Rebelët sirianë zotërojnë një tank që kontrollohet nga PlayStation

Duke qenë se rebelët sirianë punojnë për të përmbysur regjimin aktual, kanë mësuar se u vjen në ndihmë të kenë tanke të tyre.

Ata meritojnë pikë bonus për integrimin e teknologjisë video-game në kontrollimin e mjeteve të rënda. Ky nuk është ekzagjerim. Në distancë duket më tepër si një kuti e madhe metali e ndryshkur, por nga afër zbulohet arritja e fundit e rebelëve sirianë: një automjet i blinduari bërë në shtëpi, gati për të marshuar.

Sham II,i quajtur kështu sipas emrit të lashtë të Sirisë, është i ndërtuar nga shasia e një makine të vjetër.

Është dashur një muaj punë për dizajnimin, projektimin dhe ndërtimin e tij. Ka pesë kamera: tre në pjesën e përparme, një në shpinë dhe një tjetër bashkangjitur në armë.

Ekuipazhi brenda kabinës është plotësisht i mbrojtur. Muret metalike janë 2.5 centimetra të trashë dhe janë në gjendje t’i rezistojnë një topi zjarri deri në 23 mm. Automjeti, megjithatë, nuk mund të përballojë një mortajë dore apo zjarr tanku.

I ndërtuar prej çeliku të lehtë, ka një gjatësi prej katër metrash e gjerësi prej 2 metrash. Gjithashtu ka të montuar një mitraloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda kabinës ku gjithashtu ndodhen të montuara dhe ekrane televizori.

Shoferi ulet përballë tyre për të kontrolluar mjetin, ndërsa qitësi kontrollon mitralozin nëpërmjet një telekomande PlayStation-i. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>