Lajmet

“Reborn”, loja e parë nga ekipi WUUGames nga Kosova

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
“Reborn”, loja e parë nga ekipi WUUGames nga Kosova

wuugames-nga-kosova-gati-me-loj-euml-n-e-tyre-t-euml-par-euml_hdNëse do të ishit në gjendje që pas një shkatërrimi që po themi që i ka ndodhur qytetit të Prishtinës, t’i ndihmonit banorët e saj në rilindje dhe rimëkëmbje, atëherë loja REBORN mund të jetë një simulim i mirë për të, të cilën, sipas zhvilluesve të saj, së shpejti edhe do të mund të luani.

Kjo lojë, e dedikuar për sistemet desktop, është duke u finalizuar nga grupi i studentëve nga Kosova WUUGames, të cilët në garën Startup Weekend Prishtina 2013 kanë zënë vendin e dytë dhe janë futur në rrethin e ngushtë të garës Top 15 startupet e vitit, në garën ndërkombëtare Global Startup Battle 2013, që mbështetet nga Google Enterpreneurs.

Ky grup, i përbërë nga Vlonjat Gashi, Atdhe Mahmuti, Ardit Azemi dhe ish-anëtari i ekipit Diorit Bajrami, merren me zhvillimin e video lojërave për pajisje mobile dhe kompjuterë personalë. Loja është paraqitur shkurtimisht në një video në YouTube, e cila deri tani ka marrë më tepër se 3,700 shikime dhe ka gjetur një përkrahje madhore në rrjetin social Twitter. Disenjatori Ardit Azemi para pak ditësh ka qëndruar në Poloni dhe Austri, ku ka shkuar për ta promovuar lojën e tyre të re. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>