Harduer

Reçipeta teknologjike: Po i zhvillon Microsoft-i

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Reçipeta teknologjike: Po i zhvillon Microsoft-i

Kohët e fundit Microsoft-i ka punuar fort për zgjerimin e larmishmërisë së produkteve të veta.

Është hedhur në treg Surface, është blerë Nokia dhe tashmë është i disponueshëm edhe Xbox One. Së fundmi, është raportuar se gjiganti teknologjik po ndërmerr hapat e parë në fushën e të brendshmeve.

Reçipetat “smart” janë zbuluar në Microsoft Research, përmes një artikulli të quajtur “Food and Mood: Just-in-Time Support for Emotional Eating.” Ideja është të matet gjendja emocioneve përmes sensorëve të integruar në reçipeta.

Të dhënat e marra nga ato, së bashku me gjendjen tuaj të kaluar përsa i përket ngrënies së tepërme, do të bëjnë që sistemi t’i dërgojë një sinjal smartfonit tuaj si një shenjë paralajmërimi që tregon se ka shumë mundësi që brenda pak minutash të shkoni në kuzhinë për të ngrënë.

Të dhënat merren nga zemra (EKG-ja). Femrat që morën pjesë në këtë studim është dashur që t’i hiqnin dhe t’i karikonin reçipetat çdo tre ose katër orë, çka kërkuesit e kanë cilësuar si një procedurë e lodhshme. Megjithatë, ata theksuan se, sipas tyre, ky është studimi i parë i këtij lloji.

Rezultatet ishin mjaft impresionuese: Reçipetat arritën të parashikonin gjendjet emocionale me një saktësi prej rreth 75%. Ajo që nuk kanë testuar ende kërkuesit është nëse njoftimi që vjen në smartfon, pra se keni tendencë të hani shumë në minutat në vazhdim, do të bëjë ndonjë ndryshim kur vjen puna tek kontrolli i të ngrënit. (PCWorld Albanian)

smart-bra-640x359

Lajmet e fundit>