Analiza

Recode: iPhone ri mund të vijë më 9 shtator

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Recode: iPhone ri mund të vijë më 9 shtator

iiiimp_iphone6_render_backdetailsJanë përhapur thashetheme e më tepër thashetheme dhe më 9 shtator mund të kemi përgjigje. Recode raporton që Apple do të mbajë një ngjarje në atë ditë për ta lajmëruar linjën e re të iPhone-ëve, për të cilët presim që të përfshijnë të paktën një dhe ndoshta dy modele të reja. Ata do të kenë ekrane më të mëdha, procesorë të rinj, mbase materiale të reja dhe gjëra të tjera.

Data 9 shtator është një ditë e parapëlqyer për Apple. Në vitin 2008, kjo kompani zbuloi një linjë të re të iPod-ëve në atë ditë; në vitin 2009, mbajti ngjarjen e vet “Është Vetëm Rock and Roll”.

Ka shumë histori prapa kësaj date për Apple-in, por kompania bën deklarata të shifruara për çdo aspekt të ngjarjeve të veta. Data me siguri nuk do të konfirmohet derisa të mbahet dhe se a do të zbulohet vërtet në këtë ditë iPhone-i i ri mbetet të shihet. (PCWorldAlbanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>