Softuer

Red Dead Redemption gati në prill

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
Red Dead Redemption gati në prill

Kur Rockstar San Diego’s Red Dead Redemption, të paraqitet në treg gjatë vitit të ardhshëm, këtë gjë do ta bëjë me stil. Megjithëse në rend të parë ishte menduar që do të paraqitet në treg gjatë vjeshtës së këtij viti, Tak-Two ka deklaruar në maj se do të bashkohet me debutimin e Mafia II të 2K në vitin 2010. Në shtator, Take-Two ka shtuar Bioshok 2 dhe Max Payne 3 në atë listë, duke thënë se të katër lojërat do të arrijnë në gjysmën e parë të vitit të ri kalendarik.

Kur dihet se BioShock 2 ka datë të përcaktuar 2 shkurtin për debutim, Rockstar tani ka bërë të ditur se Red Dead Redemption do të paraqitet tek Xbox 360 dhe Playstation 3 në prill të vitit të ardhshëm. Për të filluar ndërtimin e atmosferës rreth paraqitjes së lojës, shtëpia botuese ka bërë të ditur se një “trailer” i ri nga Red Dead Redemption do të paraqitet më 1 dhjetor. 

I emërtuar si përcjellës i titullit Revolver, Redemption zhvillon ngjarjen disa vite pas ngjarjes në titullin origjinal, më afër ndërrimit të shekullit. Në qendër të vëmendjes gjendet John Marston, një ish shkelës i ligjit që është kapur disa herë në kohë të pasigurta nga koha industriale në frontin amerikan.

Red Dead Redemption do të fuqizohet nga “RAGE engine” që është pronë e Rockstar, apo më mirë thënë do të fuqizohet nga vegla që qëndroi prapa Grand Theft Auto IV. Sikurse GTA, Redemption ofron një ambient të hapur në të cilin lojtarët mund të hulumtojnë hapësira të mëdha të Perëndimit. Loja gjithashtu do të veçohet me një përmbajtje të theksuar të aksionit, duke përfshirë edhe beteja “burrat përballë njëri tjetrit” dhe beteja më të mëdha.

Lajmet e fundit>