Siguri

Red Hat përfiton lidership ushtarak

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Red Hat përfiton lidership ushtarak

“Gjenerali Shelton përmban kombinimin e duhur të udhëheqjes, përvojës dhe njohurisë industriale për të ndihmuar në drejtimin e Red Hat drejt arritjes së caqeve të së ardhmes” tha CEO i Red Hat, Jim Whitehurst, në një deklaratë.

Shelton ka një karrierë të gjatë dhe të respektuar në Armatë, që tejkalon dekada shërbimi. Prej vitit 1997 deri më 2001, ai ka shërbyer si drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Udhëheqësve të përbashkët të Stafit, që është grada  më e lartë në ushtrinë amerikane, përkatësisht një pozitë që madje këshillon edhe presidentin e SHBA-së. Gjatë luftës së Vietnamit, Shelton ka shërbyer në dy turne në këtë shtet, së pari me 5th Special Froces Group dhe së dyti me 173rd Airborne Brigade. Ai ka pranuar shpërblime të shumta ushtarake, si dhe medaljen Congressional Gold medal.

Shelton ka qenë një anëtar i bordit Red Hat qysh prej vitit 2033, dhe ka shërbyer si drejtor edhe në auditim e edhe në komitetin e kompensimeve. Szulik u larguar nga bordi më 12 gusht, në takimin vjetor të aksionarëve. Ai paralajmëroi largimin e tij në muajin maj.

Përveç ofrimit të këshillave për Red Hat, Shelton gjithashtu shërben edhe në bordin e drejtorëve për prodhuesin e birrave Anheuser-Busch. Ai gjithashtu ka shërbyer në bord për IT integruesit e CACI International dhe Anteon.

Lajmet e fundit>