Biznes

Reddit kërkon të rrisë vlerën e startupit në 1.7 miliard dollar

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Në të kaluarën uebsajti ka përfituar investime nga investitorë që njohur si Marc Andreessen, Peter Thiel, Jared Leto dhe Snoop Dogg. Reddit kërkon të rrisë vlerën e startupit në 1.7 miliard dollar Photo Source: Bloomberg

Reddit është në kërkim të investimeve të reja raportoi Bloomberg me synimin për të dërguar kompaninë në një vlerë tregu prej 1.7 miliard dollarësh.

Në të kaluarën uebsajti ka përfituar investime nga investitorë që njohur si Marc Andreessen, Peter Thiel, Jared Leto dhe Snoop Dogg.

Tashmë Reddit kërkon të ngrisë edhe 150 milion dollar të tjera. CEO dhe bashkëthemeluesi Steve Huffman u rikthye në Reddit në 2015-ën për të zëvendësuar Allen Pao, i cili u kritikua ashpër për largimin e menaxheres së komunitetit Victoria Taylor pranë Reddit.

Hera e fundit që Reddit pati investime ishte 2014-ta. Kompania mori 50 milion dollar nga shefi i Y Combinator Sam Altman. /PCWorld Albanian

Tags >

Reddit
Lajmet e fundit>