Lajmet

Reddit lançon platformën e tij të hostimit të videove

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Potenciali i të ardhurave që sjell implementimi i një luajtësi videosh të integruar është i madh duke qenë se rrjeti social mund të inkorporojë reklama brenda videove. Reddit lançon platformën e tij të hostimit të videove

Uebsajti komunitar i lajmeve Reddit lançoi ditën e Premte një luajtës të ri videosh i cili u mundëson përdoruesve ngarkimin në mënyrë të drejtpërdrejtë të videove.

Luajtësi është testuar në mëse 200 grupe komunitare në sajt të njohura si subreddits. Me 48 milion vizitorë në muaj, Reddit është uebsajti i tetë më i vizituar në botë sipas të dhënave që vinë nga Amazon Alexa.

“Përpara lançimit të këtij produkti, krijuesit e përmbajtjeve ishin të detyruar të shpenzonin goxha kohë për të postuar video duke përdorur platforma të palëve të treta dhe kopjuar më pas URL-të në Reddit,” shkruante firma në postimin në blog.

“Kjo ka penguar shumë përdorues të cilët donin të realizonin një video dhe më pas ta ndanin në subreddit-et e tyre,” vijoi kompania.

Potenciali i të ardhurave që sjell implementimi i një luajtësi videosh të integruar është i madh duke qenë se rrjeti social mund të inkorporojë reklama brenda videove.

Megjithatë ngarkimi i videove në platformë do të thotë përballje me të njëjtat probleme që janë përballur Facebook, Twitter dhe Instagram.

Vetëm një numër i caktuar grupesh do të mund të ngarkojnë video dhe jo i gjithë sajti. /PCWorld Albanian

Tags >

Reddit
Lajmet e fundit>