Lajmet

Reddit, Mozilla, WordPress dhe të tjerë planifikojnë protesta kundër monitorimit nga NSA-ja

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Reddit, Mozilla, WordPress dhe të tjerë planifikojnë protesta kundër monitorimit nga NSA-ja

Një koalicion i madh i grupeve për të drejtat civile dhe grupeve të privatësisë dhe mbase edhe mijëra uebfaqe planifikojnë që të protestojnë më 4 korrik kundër programit vëzhgues në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e fushatës Riktheje Katërshin, shumë anëtarë të uebfaqes Lidhja për Mbrojtje të Internetit, e cila ka më tepër se 30,000 anëtarë, planifikojnë që të paraqesin një protestë kundër vëzhgimit të NSA-së dhe tekstit të Amendamentit të Katërt të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uebfaqet pjesëmarrëse janë Reddit, nga ku kishte origjinën “Riktheje Katërshin”, WordPress, 4chan, Mozilla, Fark dhe Cheezburger.com.

Organizatorët e fushatës “Riktheje Katërshin” janë duke planifikuar që të mbajnë po ashtu edhe protesta në botën reale në disa qytete të SHBA-së, duke përfshirë Nju Jorkun, Filadelfian, Los Anxhelosin, Bostonin, Uashington D.C.-në, San Françiskon, Hjustonin dhe Atlantan. “Sa gjatë presim që njerëzit racionalë të pranojnë përdorimin e terrorizmit për të justifikuar dhe arsyetuar fuqinë e pafundme ekzekutive dhe shtetërore,” tha gjatë një konference për shtyp duke lajmëruar për protestat, aktori John Cusack.

“Pse janë aq shumë në qeverinë tonë, shtypin tonë, klasën tonë intelektuale të frikësuar për një publik të informuar?” Përfaqësuesit e NSA-së dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për të komentuar në lidhje me protestat e planifikuara. (PCWorld Albanian)

NSA

Lajmet e fundit>