Biznes

Reddit ngriti 200 milion dollar investim, përgatitet për ridizajnimin e uebsajtit

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Ekzekutivi i kompanisë kishte paralajmëruar se Reddit nuk mund të vijojë të varet nga financimet e jashtme dhe se kishte nevojë për një strategji të mirëfilltë fitimi për të ardhmen. Reddit ngriti 200 milion dollar investim, përgatitet për ridizajnimin e uebsajtit

Forumi online i bashkëbisedimeve Reddit mirëpriti financimin më të madh që nga themelimi ndërsa përgatitet për të zgjeruar biznesin dhe krijuar më shumë të ardhura nga rritja e vazhdueshme e bazës së përdoruesve.

Kompania 12 vjeçare, e cila e quan vetveten “faqja e parë e internetit,” numëron 300 milion përdorues aktivë në muaj dhe ngriti së fundmi një investim prej 200 milion dollarësh.

Ky investim dërgoi vlerën e Reddit në 1.8 miliard dollar (http://bit.ly/2vp7DrP). Në të kaluarën Reddit kishte ngritur një investim prej 50 milion dollarësh duke u vlerësuar më 500 milion dollar.

Sakaq muajin e kaluar Bloomberg raportoi se Reddit ishte në kërkim të një financimi prej 150 milion dollarësh.

Ekzekutivi i kompanisë kishte paralajmëruar se Reddit nuk mund të vijojë të varet nga financimet e jashtme dhe se kishte nevojë për një strategji të mirëfilltë fitimi për të ardhmen.

Reddit ka përqendruar forcat kryesisht në përkthimin e bazës së përdoruesve në të ardhura përmes reklamave.

Ekzekutiv i Reddit Huffman tha për Recode tha kompania ka planifikuar ridizajnimin e sajtit dhe shkrimin nga e para të kodit 10 vjeçar të saj. Me të synohet krijimi i një timeline të ngjashëm me Facebook dhe Twitter me më shumë elementë vizualë.

Kompania duhej të jetë e kujdesshme në këtë front sidomos falë ndjeshmërisë që kanë treguar përdoruesit sa herë që është tentuar një ndryshim madhor. /CIO Albanian

Tags >

Reddit
Lajmet e fundit>