Lajmet

Reddit ridizajnon aplikacionin mobil, ofron mjete të reja për moderatorët

Dec 20 2017
0 Shpërndarje
Për moderatorët do të jetë më i lehtë editimi, aprovimi dhe fshirja e përmbajtjeve. Reddit ridizajnon aplikacionin mobil, ofron mjete të reja për moderatorët

Reddit prezantoi një ridizajnim të aplikacionit në iOS dhe Android në mënyrë që shfletimi në rrjetin social të jetë më interaktiv.

Ndryshimi më madhor i aplikacionit është funksioni i komunikimit mes përdoruesve të cilin Reddit e ka testuar prej disa muajsh.

Gjithashtu Reddit shtoi një modalitet teatër për të shikuar imazhet, videot dhe GIF-ët.

Përveç këtyre funksioneve të reja, Reddit solli mjete të reja editimi për moderatorët e komunitetit.

Për moderatorët do të jetë më i lehtë editimi, aprovimi dhe fshirja e përmbajtjeve.

Veçoritë e prezantuar nga Reddit janë një provë e qartë se rrjeti social sheh të ardhmen e platformës së saj tek mobiliteti.

Prej vitesh Reddit ka injoruar platformat mobile dhe për herë të parë i mori seriozisht në 2015-ën.

Sot vëmendja më e madhe e rrjetit social është në platformat mobile dhe si duket po sjellin fryte për kompaninë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>