Lajmet

“Redstone” e ka titulluar Microsoft përditësimin e Windows 10 në 2016

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
“Redstone” e ka titulluar Microsoft përditësimin e Windows 10 në 2016

Microsoft-windows-10-logoPlanet e Microsoft janë për një debutim të Windows 10 në verën e këtij viti që po afron, por objektivat e kompanisë nuk përfundojnë këtu. Natyrisht që gjigandi i sistemit operativ ka në plan të azhornojë Windows 10 në vitin e ardhshëm, dhe ky përditësim quhet RedStone.

Për ata që po pyesin se çka do të thotë ky pseudonim, Redstone është një subjekt i lojës MineCraft përmes së cilit mund të ndërtohen teknologji të reja. Siç mund ta dini, Microsoft bleu shtatorin e vitit tët shkuar krijuar e Minecraft, Mojang, për 2.5 miliard dollar.

Portali ZDNet shkoi më tutje duke thëne se Microsoft ka në plane të përditësojë Windows 10 gjatë fundit të këtij viti krahas përditësimeve të zakonshme. Për 2016, kompania do të ndjekë të njëjtën proçedurë lançimi siç po vepron me Windows 10. Po nuk mendojmë që ky përditësim që emërtohet Windows 11 sepse do të ishte shumë shpejtë për diçka të tillë.

Por më e rëndësishmja ngelet tek fakti se programi i Windows Insider që krijonte mundësi për përdoruesit të testonin ndërtimet e para jozyrtare të Microsoft mund të vazhdojë edhe pas lançimit të Windows 10.

Shpeshherë kompania ka folur për vizionin e saj të përditësimeve të shpejta në sistemin operativ, dhe mbase Windows 10 do e jetësojë këtë vision. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>