Biznes

Reduktohet shuma që duhet t’i paguajë Samsung-u Apple-it

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Reduktohet shuma që duhet t’i paguajë Samsung-u Apple-it

appleNjë gjykatë federale ka marrë vendimin sipas së cilit Samsung-u duhet t’i paguajë Apple-it 290 milionë $ si dëmshpërblim për çështjen e patentave e cila bëri bujë të madhe vitin e kaluar dhe vazhdon të apelohet edhe sot.

Shifra nuk është përfundimtare duke qenë se të dyja kompanitë kanë shansin ta rishohin vendimin dhe të kërkojnë ndryshime.

Vitin e kaluar, një gjykatë në SHBA dha vendimin për një dëmshpërblim prej 1.05 miliardë $ të cilat duhej t’ia paguante Samsung-u Apple-it, lidhur me shkeljen e patentave për smartfonët dhe tabletët.

Gjykatësi e reduktoi më pas shumën në 450 milionë $, por vendosi të kërkonte një tjetër trup gjykues për t’i riparë edhe njëherë shifrat.

Verdikti i ditës së enjte, edhe pse gjithmonë në favor të Apple-it, e redukton ndjeshëm shumën nga ajo që u dha vitin e kaluar. Sipas Mercury News, Apple ka argumentuar se dëmi është përllogaritur në 380 milionë $, ndërkohë që Samsung pretendon se shifra duhet të jetë më e ulët se 52 milionë $.

Apple fitoi terren muajin e kaluar në lidhje me çështjen e pronës intelektuale kundër Samsung-ut, kur Zyra e Patentave në SHBA ndryshoi mendje dhe konfirmoi të ashtuquajturën “Patenta e Steve Jobs”-it, e cila lidhet me detaje që janë përdorur në pajisjet me prekje të kompanisë si iPhone dhe iPad. Vitin e kaluar, kjo zyrë e kishte quajtur atë të pavlefshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>