Lajmet

Reforma Europiane në industrinë e telekomunikacionit do të adresojë edhe shërbimet si Skype dhe WhatsApp në 2016

Apr 20 2015
0 Shpërndarje
Reforma Europiane në industrinë e telekomunikacionit do të adresojë edhe shërbimet si Skype dhe WhatsApp në 2016

Picture illustration shows Whatsapp's logo reflected in a person's eye, in central Bosnian town of ZenicaKomisioni Europian do të ketë në konsideratë rritjen e konkurrencës nga operatorët kabllor dhe shërbimet alternative si WhatsApp kur të ndërtojë rregulloren e re për tregun e telekomunikacionit Europian vitin e ardhshëm, një lëvizje kjo e cila do të mirëpritet nga industria e telekomunikacionit.

Një draft i strategjisë së Komisioni Europian vë në dukje konkurrencën mes operatorëve të telekomunikacionit dhe shërbimeve si Skype apo WhatsApp si problematik për vetë faktin se këto të fundit nuk janë subjekt i së njëjtës rregullore pavarsisht se ofrojnë shërbime të ngjashme.

Në dokument shkruhej: “Është e domosdoshme ndërtimi i një rregulloreje të ndershme në të ardhmen e cila përfshin të gjithë shërbimet.” Në fakt dy gjigandët e telekomunikacionit Europian si Orange France dhe Deustche Telekom kanë vite që kërkojnë një reforme të tillë në aktet rregullative të tregut të telekomunikacionit. Janë këto shërbime si Skype dhe WhatsApp që po zëvendësojnë mënyrat tradicionale të komunikimit si thirrjet dhe SMS-të duke mos ju nënshtruar të njëjtës rregullore.

Sipas kompanive të telekomunikacionit, të tilla shërbime duhet tu nënshtrohen po të njëjtave obligimeve ashtu si operatorët tradicional. Kjo reformë do të jetë pjesë e nismës për krijimin e një tregu të vetëm dixhital. Krijimi i këtij tregu është pjesë e axhendës dixhitale Europiane për 2017. Gjithsësesi duke filluar që nga viti i ardhshëm do të mund të shohim miratimin e një rregulloreje gjithëpërfshirë që në një farë mënyre do të sanksionojë edhe shërbimet si Skype dhe WhatsApp. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>