Lajmet

Refuzohet kërkesa e Apple për ndalimin e produkteve të Samsung-ut

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Refuzohet kërkesa e Apple për ndalimin e produkteve të Samsung-ut

en_08025_blackstone1_620x350_610x344Apple ka humbur raundin më të fundit të “luftës” për patenta kundër Samsung-ut. Në serinë e gjatë të proceseve gjyqësore mes dy gjigantëve të teknologjisë, për problemet me përdorimin e patentave të Apple nga Samsung, fituesi më i fundit tashmë është Samsung-u. Procesi i fundit ishte një kërkesë e rinovuar e Apple për të dëbuar përfundimisht 23 pajisje të Samsung-ut që kanë patenta pa autorizimin e Apple.

Gjithsesi, nuk është një fitore absolute për Samsung-un. Gjykatësi e aprovoi kërkesën e Apple për gjobën e vendosur nëntorin e kaluar nga një gjykatës tjetër me shumën prej 290 milion dollarë. Samsung kërkoi rishqyrtim të kësaj gjobe me pretendimin se dëmet vlejnë për një gjobë vetëm 52 milion dollarë, veç pjesës tjetër të pagesës që duhet bërë nga seanca e vitit 2012, 1.05 miliard dollarë. Apple mund të apelojë, por të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Samsung me komentin e “çështjeve themelore të detyrimeve”.

Ndërkohë që të dy kompanitë apelojnë në moment vendimet që merren në dëm të interesave të tyre, seanca e radhës në sallën e gjyqit do të jetë brenda këtij muaji për një numër pajisjesh që Apple pretendon që kanë teknologji të përdorura pa leje nga Samsung-u. Edhe pse muajin e kaluar Tim Cook dhe Shin Jong-Kyun u takuan për të përmirësuar marrëdhëniet mes të dy kompanive, mbledhja nuk ishte me shumë rezultat. Nuk ka ende fund në horizont për një përfundim të luftës së tyre të patentave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>