Lajmet

Refuzohet nga Apple aplikacioni për shprehjet e Jobs

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Refuzohet nga Apple aplikacioni për shprehjet e Jobs

Steve_Jobs_ipad_2Një ndër aplikacionet më të fundit që arriti të futet ndërmjet shumë të tjerëve e dhe të bjerë në sy ishte ai i shprehjeve e citateve të Steve Jobs. Por mesa duket, Apple nuk është prekur shumë nga kjo dhe e ka refuzuar aplikacionin. Ai quhet Quoth Steve (Citat i Steve) dhe po qarkullon si një aplikacion që punon në rrjet. Aplikacioni ofron në bazë ditore citate të Steve Jobs dhe ofron mundësi që të mund të postohen në rrjete sociale, të ruhen në pajisjen kur hapet dhe gjithashtu të mund të sinkronizohet në pajisje të ndryshme.

Aplikacioni fillimisht u planifikua për App Store të Apple për iPhone, por sipas bashkë-themeluesit John Gill, që gjithashtu punon si zhvillues në Amazon, Apple e refuzoi pranimin e këtij aplikacioni në App Store. Në një intervistë ditën e hënë, Gill deklaroi se kërkesa e tij u refuzua nga Apple me justifikimin se kompania nuk do të pranojë asnjë aplikacion që është i fokusuar vetëm në bashkë-themeluesin e saj. Për ta bërë më të lehtë, Apple i kërkoi Gill që të shtojë gjithashtu edhe citate nga figura të tjera të famshme veç Steve Jobs, por Gill nuk e sheh këtë si qëllimin e aplikacionit, sipas intervistës së tij.

Apple ka qenë herë pas here në qendër të vëmendjes me politikat kufizuese për App Store. Fakti që Apple nuk e pranon një aplikacion që shfaq zotësinë dhe aftësitë e bashkë-themeluesit të kompanisë mbase mund të jetë një shenjë treguese që Apple po i shton pak më shumë kredibilitet procesit të aprovimit, duke kërkuar që programet të jenë të dobishme si një nga cilësitë më të rëndësishme që çojnë në aprovim. Për momentin, Gill ka vendosur që ta mbajë aplikacionin e citateve të Jobs vetëm për Jobs dhe ta lërë atë online. Apple ende nuk ka dhënë asnjë njoftim apo koment në lidhje me këtë çështje.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>