Lajmet

Refuzohet patenta “Pinch-to-zoom” e Apple

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Refuzohet patenta “Pinch-to-zoom” e Apple

Pinch-to-zoomPasi para dy ditëve gjykata refuzoi kërkesën e Apple me të cilën kërkonte ndalimin e shitjes të 26 prodhimeve të Samsung-ut në tokën amerikane, sot Zyra Amerikane për Patenta i dha një tjetër goditje kësaj kompanie.

Gjykata mori vendim për refuzimin e patentës së Apple “Pinch to zoom”, që përfaqësonte një ndër pikat kyçe në konfliktin me Samsung-un.

Nga Apple për momentin nuk e kanë komentuar këtë vendim, por nuk ka dyshim se do të pasojë ankesa nga kjo kompani.

Samsung-u me këtë rast do të mund të kërkojë zvogëlimin e dëmshpërblimit prej një miliardë dollarë, që i’u përcaktua në vendimin e mëhershëm gjyqësor, kur prokuroria konstatoi se Samsung bëri shkeljen e gjashtë patentave të Apple mes së cilave ndodhet edhe “Pich-to-zoom” (Patenta nr. 7,844,915). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>