Biznes

Regjistrimi online i bizneseve në Kosovë

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
Regjistrimi online i bizneseve në Kosovë

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka lansuar të martën projektin për regjistrimin “on-line” të bizneseve të reja në Kosovë. Përmes faqes elektronike bizneset.rks-gov.net, biznesemenët e rinj do të mund të aplikojnë për certifikatë të regjistrimit të bizneseve të tyre nga shtëpia apo pika më e afërt ku ka internet. Kjo faqe elektronike është funksionalizuar pikërisht në kohën ku nëpër komuna të Kosovës janë dukë u hapur edhe disa qendra apo pika “One stop-shop”, të cilat shërbejnë për aplikim në regjistrimin e bizneseve. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, në kuadër të së cilës ministri funksionon edhe Agjencia për Regjistrim të Bizneseve, ka theksuar se nuk do të ketë ngatërrim të të dhënave për regjistrim të bizneseve “on-line” me të dhënat e bizneseve që deponohen në mënyrë tradicionale. Fillimin e regjistrimit “on-line” të bizneseve, ministri Zharku e ka vlerësuar si një projekt të rëndësishëm. Ai ka saktësuar se ky projekt do të sjell lehtësira në bërjen e biznesit në Kosovë. “Projekti i sotshëm është një hap më tej në lehtësimin praktik të regjistrimit të biznesit besoj që shumë shpejt apo mos të themi që nga dita e sotme mund të aplikojnë për regjistrimin “on-line” që nga shtëpia do të thotë i kanë dy mundësitë që të shkojnë në qendrën e biznesit komunale apo nga shtëpia të aplikojnë drejtpërdrejt në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve”, ka thënë Zharku.

Lajmet e fundit>