Analiza

Reklama e fundit e Apple tregon se “iPhone është shpëtimtar i botës”

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Reklama e fundit e Apple tregon se “iPhone është shpëtimtar i botës”

0Seria e reklamave të Apple me titullin “Ju jeni më të fuqishëm se sa që mendoni” vazhdon me një tjetër pjesë, të quajtur “Ëndrrat”. Derisa e para përmbante Pixies dhe kreativitet, reklama më e fundit shfaq përdorime humane të pajisjes iPhone.

Doktorët, veteranët, ambientalistët dhe zjarrfikësit e përdorin iPhone-in për të përmirësuar jetët e të tjerëve në këtë reklamë. 9to5Mac ka identifikuar aplikacionet dhe pajisjet ndihmëse që janë përdorur në reklamë, duke përfshirë matësin e erës Vaavud dhe aplikacionin Response Deck.

Reklama e kaluar e Apple në këtë seri, “Të qenurit prind” ishte më tepër e përqendruar në shëndet dhe shtëpi, por të gjitha seritë kanë një vazhdueshmëri: secila synon të jetë rreth njerëzve të famshëm të cilët përdorin iPhone në vend se të jetë më tepër vetëm për telefon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>