Harduer

Reklama e Microsoft Surface Pro duket shumë e këndshme

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Reklama e Microsoft Surface Pro duket shumë e këndshme

Surface ProReklama e re e tabletit Surface Pro u shfaq dje, edhe pse kjo pajisje nuk gjendet në treg.

Po i referohemi natyrisht shitjes së menjëhershme të këtij tableti, posaçërisht versionit 128 GB, i cili pas lançimit të tij në ditën e shtunë u shit brenda pak orësh.

Sa i përket reklamës ajo është quajtur “Vibe” dhe zhvillohet në një zyrë duke reklamuar më shumë opsionin e ri të lapsit sesa atë të ekranit me prekje. Gjithashtu tregohet edhe mundësia e kyqjes me USB, ndërsa e gjithë kjo shoqërohet me një vallëzim të këndshëm.

Menaxheri i ekipit të Surface në një cicërimë në Twitter ka thënë “se më vjen keq të dëgjoj për këtë dhe se do të mundohemi që për një kohë shumë të shkurtër të sjellim edhe më shumë pajisje në treg”, duke u përgjigjur kështu konsumatorëve të pakënaqur të cilët nuk kanë mundur ta blejnë këtë pajisje.

Modeli i tabletit Pro 64 GB ka çmim prej 899 dollarë, ndërsa ai 128 GB, 999 dollarë.

Reklamën e tabletit Surface Pro mund ta ndiqni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>