Biznes

Reklama e parë në Instagram gjeneroi 370% më tepër “pëlqime” për Michael Kors

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Reklama e parë në Instagram gjeneroi 370% më tepër “pëlqime” për Michael Kors

Instagram-Photo-786x305Vetëm 4 ditë pas lançimit të reklamës së parë në Instagram për kompaninë e modës Michael Kors, Nitrograma, një kompani e specializuar në analitikët e Instagram ka vendosur të publikojë disa të dhëna të rëndësishme lidhur me këtë fushatë inaguruese.

Sa për të rikujtuar, Instagram zbuloi planet për publikimin e postimeve të sponsorizuara muajin e kaluar dhe më pas bëri të njohur dizajnin e këtyre reklamave.

Postimi i parë i sponsorizuar ishte nga dizajneri i modës Michael Kors dhe çdo përdorues që përfshihej në demografinë e synuar ka parë imazhin e postuar me etiketimin “Sponsored” në krye të tij.

Nitro-220x330Disa shifra dalluese mbi këtë postim të sponsorizuar:

– Reklama i siguroi Michael Kors 33 000 ndjekës të rinj, që do të thotë 16 herë më tepër sesa numri mesatar i ndjekësve të siguruar nga 5 postimet më të fundit të kompanisë të cilat nuk kanë qenë të sponsorizuara, por shfaqeshin në kategorinë e faqeve popullore në Instagram.

– Postimi i sponsorizuar gjeneroi 370% më tepër pëlqime sesa numri mesatar i pëlqimeve në 5 postimet e fundit të kompanisë.

– Është vlerësuar se postimi është parë nga 6.15 milion përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>