Analiza

Reklama e re për tabletin Surface ka në qendër yjet e futbollit amerikan

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Reklama e re për tabletin Surface ka në qendër yjet e futbollit amerikan

ByT9MKaIcAAqwUmMicrosoft ka provuar shumë mënyra për të reklamuar tabletin e vet Surface që kur doli tableti i parë i gati dy vite më parë. Vallëzimi i vajzave të shkollës, “beatboxing”, vallëzimi “breakdancing” dhe një krahasim i Mac me PC janë përfshirë të gjitha, por reklama e fundit ndërmerr një qasje tërësisht tjetër.

Duke paguar marrëveshjen e vet prej 400 milionë dollarësh për reklamim dhe pajisje me Ligën e Futbollit Kombëtar Amerikan, Microsoft ka prodhuar një reklamë të re që paraqet Seahawks-in e Seattle.

Në të është shfaqur një përgatitje para lojës, një trajner skuadre dhe madje disa skena nga loja. Microsoft ka vënë në pah tabletët e vet Surface pro 2 që përdoren në linjat anësore për të vëzhguar fotografitë e lojërave – të referuara si “vegla si iPad” nga disa komentues sporti.

Mund të jetë një reklamë e shkëlqyer me yjet e futbollit amerikan, por porosia “I besuar nga profesionistët, i ndërtuar për dashamirësit” për Surface Pro duket pak si një porosi e humbur në një det të futbollit në një kohë kur Microsoft është duke përdorur argumentin për të që ky “tablet mund të zëvendësojë laptopin tuaj”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>