Lajmet

Reklama më e mirë teknologjike: Samsung përqesh Apple

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Reklama më e mirë teknologjike: Samsung përqesh Apple

Është publikuar lista e reklamave më të shikuara teknologjike dhe videove në të cilat dominojnë Google dhe Samsung . Nuk ka kuptim pritja në rend për “gjënë tjetër të madhe”, kur ajo gjë tashmë ekziston dhe quhet – Galaxy S3!

Reklama e Samsung “The next big thing is already here” në të cilën kjo kompani përqesh Apple-n dhe përdoruesit e saj të cilët me ditë të tëra presin në rend për telefonin i cili do të ketë opsione të cilat pajisjet e Samsung tashmë i kanë, është reklama teknologjike më e shikuar për këtë vit.

Është interesante se në top listën e dhjetë reklamave teknologjike më të shikuara, përkatësisht videove, gjendet vetëm një video e Apple-it në të cilën kjo kompani prezanton iPhone 5.

Këto informacione u publikuan nga kompania Visual Measures e cila ndjek shikueshmërinë, përkatësisht “arritjen e vërtetë” të video klipeve në YouTube dhe në shërbimet tjera të videove, kurse i ngarkuan në faqen All Things Digital në të cilën thonë se në listë dominojnë Google i cili ose direkt ose përmes Android-it është i kyçur në më shumë se gjysmën e këtyre reklamave dhe Samsung.

Spoti i Samsung është shikuar më shumë se 70 milion herë, derisa video e Apple gjendet në vendin e gjashtë me 18,4 milion shikime. (PCWorld Albanian)

Këto janë reklamat-videot më të shikuara teknologjike në vitin 2012:

1. Samsung – 71,8 milion

 2. Intel/Toshiba, 54.4 milion

 3. Samsung, 42.2 milion

 4. Samsung, 22.9 milion

5. Google, 20.8 milion

6. Apple, 18.4 milion

7. LG, 17.3 milion

8. Samsung, 16.4 milion

9. Google, 13.8 milion

10.Microsoft, 13.6 milion

Tags >

reklama
Lajmet e fundit>