Analiza

Reklamat aziatike të Windows 8 janë vërtet të çmendura!

May 14 2013
0 Shpërndarje
Reklamat aziatike të Windows 8 janë vërtet të çmendura!

Windows 8 adMicrosoft ka hedhur në qarkullim së fundmi reklamat e Windows 8 për tregjet aziatike. Ku qëndron problemi? Bota perëndimore është vërtet pa fjalë nga to.

Reklamat janë publikuar në kanalin zyrtar të Microsoft-it në YouTube dhe më pas janë shpërndarë nga shumë media të teknologjisë, të cilat edhe i kanë komentuar duke u shprehur të çuditur nga ajo që mund të ketë dashur të nënkuptojë Microsoft-i përmes këtyre reklamave.

Spotet publicitare janë të destinuara faktikisht vetëm për në internet dhe ato nuk do të shfaqen në TV. Megjithatë, mesazhi që duan të përcjellin duket se nuk është kapur nga sytë e përëndimorëve, të cilët shkruajnë se ndoshta për vendet aziatike këto reklama mund të jenë të përshtatshme dhe të kuptueshme.

Për shembull, në reklamën e mëposhtme tregohen tre femra që garojnë kundër kohës për të bërë makiazh sa më shpejt të jetë e mundur. Ideja mund të jetë rreth ndonjë konkursi (sepse pjesa më e madhe prej nesh nuk arrin ta kuptojë në fakt as gjuhën që flitet). Dy të parat nuk ia dalin edhe aq mirë, ndërsa e treta demonston një mënyrë “të shpejtë dhe të bukur”, një nga mesazhet e Windows 8.

Nokia tallet me Galaxy S4

Ka dhe dy reklama të tjera të cilat përdorin mesazhet “Punoni dhe Luani” dhe “Fuqia e Prekjes”. Në këtë artikull nuk do t’i komentojmë, por ndoshta do të ishte më mirë t’i shihnit vetë. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>