Biznes

Reklamat në Facebook kanë shumë pak efekt

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Reklamat në Facebook kanë shumë pak efekt

A po kaloni më pak kohë në Facebook? Nëse po, atëherë nuk jeni i vetmi, që po bëni një gjë të tillë.

Një sondazh i ri tregon se rreth 34% e përdoruesve të Facebook kohëve të fundit po kalojnë më pak kohë në këtë rrjet social, se sa që kanë kaluar 6 muaj më parë. Ndërsa 20 përqind e të anketuarve kanë dekluar se kalojnë më shumë kohë tani në Facebook, sesa që kanë kaluar më herët. Ndërkohë, sondazhi gjithashtu gjeti se 80% e përdoruesve të Facebook kurrë nuk kanë blerë një produkt apo shërbim si rezultat i lajmërimeve apo komenteve në faqe.

Ja edhe disa gjetje tjera interesante të këtij sondazhi:

· 44% e grupit të studimit deklaroi që Facebook IPO (oferta publike fillestare) i ka bërë ato më pak të favorshëm karshi kompanisë.

· 46% thanë se Facebook IPO i bëri ata të ndjehen më pak të favorshëm ndaj tregut të aksioneve në përgjithësi.

· dhe rreth 40% u shprehën se ata përdorin Facebook çdo ditë.

Aksionet e Facebook dje janë rritur, me 62 cent ose 2.3%, në 27.52$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>