Lajmet

Reklamat në Facebook , ngjallin reagime në vendet skandinave

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Reklamat në Facebook , ngjallin reagime në vendet skandinave

Facebook-u mund të dërgohet në gjykatë nga organizatat e konsumatorëve në shtetet nordike nëse nuk ndalon së vendosuri reklama në furnizuesit me përditësime tek përdoruesit.

Rrjeti shoqëror ka gjasë të thyejë Urdhrin Evropian për Privatësi dhe Komunikimet Elektronike duke iu mundësuar ndërmarrjeve që të reklamojnë drejtpërdrejt në furnizuesit me lajme të përdoruesve, tha Avokati i Ppopullit për konsumatorët norvegjez, Gry Nergard, gjatë të premtes.

Sipas këtij urdhri, posta elektronike për qëllime të reklamimit të drejtpërdrejtë mundet të dërgohet vetëm tek abonentët në Evropë të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre paraprak. Avokati i Popullit në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë beson që kur Facebook-u vendos reklamat drejtpërdrejt në furnizuesin me lajme të një përdoruesi, reklamat mund të konsiderohet mesazh i dhënë.

Në maj, ata i shkruan Komisionerit Evropian për Shëndetësi dhe Politikën Konsumatorit, John Dalli, për t’ia bërë me dije shqetësimin rreth kësaj çështjeje. Dalli ka dhënë dorëheqje dhe Nergard tani pret që Komisioni të përgjigjet më herët vitin e ardhshëm. Në letrën e tyre, Avokatët e Popullit të këtyre vendeve shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për programin reklamues të “Rrëfimeve të Sponsorizuara” të Facebook-ut, tha Nergard.

Rrëfimet e sponsorizuara janë reklama për një produkt që shpesh do të paraqitet për shokët në Facebook të një përdoruesi pasi ai ndërlidhet me një produkt ose brend të caktuar. Një përdorues mundet për shembull të klikojë “like” në një faqe të përdoruesit ose t’ia bëjë “check in” tek ndonjë kafe ose dyqan lokal.

Këto “pëlqime” dhe “regjistrime” synojnë që të shkojnë pa u vërejtur në kohështrirjet e përdoruesve, kështu që Facebook iu ofron bizneseve opsionin për të “sponsorizuar” rrëfimin. Kur një biznes sponsorizon regjistrimet për shembull, regjistrimi do të theksohet në furnizuesin me lajme të shokëve të përdoruesve, duke tërhequr më tepër vëmendje.

Në Shtetet e Bashkuara, një proces gjyqësor është në pritje në lidhje me përdorimin pa leje të miratimeve të anëtarëve në Facebook-ut. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>