Biznes

Reklamat në Facebook po shtrenjtohen…

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Reklamat në Facebook po shtrenjtohen…

TBG Digital ka thënë për Financial Times se rritja prej 74% është e natyrës kosto-për-klikim,  ndërsa shfaqja e reklamave është rritur për 45% gjatë 12 muajve të fundit, dhe gjasat për rritje të mëtutjeshme nuk mungojnë.

“Në përvojën time në marketing digjital, kjo është rritja më e madhe që kam parë qysh prej Google. Dallimi kryesor është se po nxitet nga shpenzimet sesa reagimet ndaj shpenzimeve. Kjo është një pikë kyçe për tërë tregun digjital” u shpreh Simon Mansell nga TBG.

“Kërkesa është duke u rritur dhe paralel me të po rriten edhe çmimet. Një tregim i ngjashëm është edhe me ditët e par të Google Adwords” u shpreh për Financial Times, Ian Muade, analist pranjë një kompanie hulumtuese të quajtur Enders Analysis. 

Kostot pritet të vazhdojnë me rritje gjatë tërë vitit, dhe ka gjasa që të përfundojë në një vlerë prej 80% në fund të vitit 2011. E në anën tjetër Google ndoshta veçse duhet të filloj për mundësitë e reklamave brenda Google+ sepse këtu po sillen të hollat… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>