Biznes

Reklamat në Google Mobile marrin më shumë klikime e më pak para

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Reklamat në Google Mobile marrin më shumë klikime e më pak para

140923082502-eric-schmidt-620x348Duket se kompania Google akoma nuk e ka zbuluar sekretin e adresave. Mendohet se këto kanë ndikuar negativisht në rënien e shitjeve të cilat këto 3 muaj dolën shumë poshtë pritshmërive.

Sfida e Google në muajt e kaluar ka qenë të bindë tregtarët apo bizneset të paguajnë për mobile ads aq sa paguajnë për desktop ads. Kjo gjë është bërë shumë e nevojshme dhe për shkak se është rritur numri i atyre që më shumë përdorin smartfonin se sa hynë online nga një laptop apo kompjuter. Aktualisht mobile ads kanë çmime më të ulta se desktop ads dhe prandaj mesatarja e kostos për klikim ka rënë pavarësisht se klikimet janë rritur.

Në një raport, Google raportoi 16.5 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet, që do të thotë një rritje me 20% që nga viti i kaluar duke qenë se reklamat klikohen 17% më shumë. Kur vjen puna të kërkimet në “Google search”, mund të themi se Google luan një pozicion komandues në treg. Ajo zë 83% të tregut në Shtetet e Bashkuara sipas StatCounter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>