Analiza

Reklamat në Instagram janë duke u kthyer në pëlqime në 5 % të kohës

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Reklamat në Instagram janë duke u kthyer në pëlqime në 5 % të kohës

kevin-systrom-instagramSikur reklamat e sponsorëve në veshjet sportive, reklamimi i vendosur në shërbimet më të popullarizuara pa pagesë është duke u pranuar akoma më tepër dhe duke u bërë një realitet.

Instagram iu bashkua këtij realiteti ku u paraqit postimi i parë i sponsoruar këtë muaj, që ka marrë shumë reagime për mospëlqim të kësaj veprimtarie, por po ashtu edhe një numër të madh dhe befasues të përdoruesve të cilët e kanë pranuar atë.

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Instagram, Kevin Systrom tregoi në konferencën Roadmap të GigaOM që mbi pesë për qind e të gjitha përshtypjeve për reklamat kthehen në pëlqime, një numër mjaft i lartë nga standardet e reklamimit online.

Systrom thekson që Instagram është duke e marrë atë shtruar dhe duke punuar me një grup të kufizuar të reklamuesve në mënyrë që të “mbajë standardet shumë lart”.

Deri tani, përpjekja duket të ketë qenë e vlefshme, por vetë Systrom e pranon që shkallëzimi i projektit pa e humbur atë ndjenjën e qepur mund të jetë i ndërlikuar.

Duke qenë blerja më e madhe e ndërmarrjes Facebook deri tani, Instagram është duke u ballafaquar me përgjegjësinë e dyfishtë që jo vetëm të sjell më tepër përdorues, jo vetëm për perandorinë sociale të Mark Zuckerberg, por po ashtu të sjell përfitime edhe vetë.

Indikacioni i hershëm është që brendet e zgjedhura me kujdes, që tashmë janë të popullarizuara në Instagram, mund të arrijnë sukses duke paguar për një audiencë më të madhe.

Pyetja është nëse Systrom dhe ndërmarrja mund ta mbajnë këtë kërkesë gjatë zgjerimit të vargut të reklamuesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>