Analiza

Reklamat në iOS së shpejti mund ta zënë tërë ekranin

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Reklamat në iOS së shpejti mund ta zënë tërë ekranin

in-app-purchases_1020.0_standard_640.0Apple është raportuar që është duke prodhuar telefonë me ekrane më të mëdha dhe përpara kësaj, edhe reklamat janë duke u rritur. Gjatë ditës së martë, kompania lajmëroi dy formate të reja të reklamave për zhvillues si pjesë e platformës së vet iAd: reklama ndërmjetëse në ekranin e plotë dhe video që lëshohen përpara shfaqjes së përmbajtjes. Që të dy këto formate janë dizajnuar për të zënë tërë ekranin gjatë përdorimit të një aplikacioni dhe për t’iu sjellë zhvilluesve të hyra më të larta se sa që marrin me reklama më të vogla.

Rrjetet e tjera të reklamave i kanë ofruar këto për një kohë tashmë, duke përfshirë platformën e reklamave mobile të Google. Sidoqoftë, deri tani, Apple ka kërkuar disa ndërveprime që reklamat ta zënë tërë ekranin: ju duhej ta shtypnit reklamën që ajo të shfaqej, ose të ndaleni së punuari në një aplikacion ose lojë.

Formati i ri është i pranishëm si për iPhone si për iPad dhe është në dispozicion që zhvilluesit të fillojnë ta përdorin në aplikacionet e tyre që sot, ndonëse videot që lëshohen përpara shfaqjes së përmbajtjes kërkojnë praninë e sistemit iOS 7. Sipas dokumentacionit të Apple, këto video mund të jenë të gjatësive prej 15, 30, ose 60 sekonda.

iAds më parë ishin paraqitur si një alternativë për reklamim mobil që do t’i dërgonte përdoruesit jashtë një aplikacioni dhe në shfletues kur prekej. Apple iu ofronte zhvilluesve një mënyrë për të shtuar reklamat në aplikacionet e tyre me disa rreshta kod dhe një sistem që do të hapte reklama interaktive brenda aplikacionit i larguar njerëzit nga gjërat që ata ishin duke bërë.

Ai sistem ishte në dispozicion sipër blerjes brenda aplikacionit të Apple, që për një kohë ishte në dispozicion vetëm për aplikacionet me pagesë. Pavarësisht kësaj, Apple ka pasur probleme në kryesimin e tregut nga Google, që ofron reklamat e veta në platforma të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të Apple-it. AdWeek mori formate të reja në muajin mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>