Biznes

Reklamat në rrjete shoqërore nuk ndikojnë në shitje

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Reklamat në rrjete shoqërore nuk ndikojnë në shitje

Shitësit mund të kenë pasur një numër rekord të shitjeve gjatë fundjavës nga dita e Falënderimeve deri në të Hënën Kibernetike, por ndikimi i fushatës në rrjetin shoqëror në të cilën shumë nga shitësit kanë investuar nuk është aq me vlerë.

Offerpop, që i ndihmon shitësit duke përfshirë Amazonin, Sears dhe Walmart, drejton fushatat për reklamim në rrjete shoqërore, thotë që ka konstatuar një rritje prej 40 për qind të fushatave në rrjetet shoqërore nga klientët e vet për të Premten e Zezë në krahasim me vitin e kaluar.

Ende, sipas IBM Smarter Commerce, mediat shoqërore përbënin më pak se 1 për qind të trafikut online dhe të shitjeve në të Premten e Zezë, që përcjell shitjet për 500 nga top faqet për shitje.

Dhe kjo paraqet një rënie në krahasim me vitin e kaluar. (PC World Albanian)

Tags >

reklama
Lajmet e fundit>