Blog

Rekord shikueshmërie online e Kupës së Botës Rusi 2018

Jun 21 2018
0 Shpërndarje
Sipas Conviva, gjatë Kupës së Botës Rusi 2018 (deri më sot), numri më i madh i ndjekësve është regjistruar gjatë barazimit 1-1 në ndeshjen mes Argjentinës dhe Islandës, 7,7 milionë persona. Rekord shikueshmërie online e Kupës së Botës Rusi 2018

Ndjekja e Kampionatit Botëror të Futbollit në Streaming ka thyer një seri rekordesh të mëparshme sa i përket kompeticionit më të madh të futbollit në botë.

Ndjekja e Botërorit në streaming, piku në ndeshjen Argjentinë-Islandë

Conviva, shërbim që mat shikueshmërinë në streaming dhe që bashkëpunon me shumë platforma televizive si Fox Telemundo, NBC, Hulu e Sky, deklaroi për Independent se “në vitin 2010, numri i ndjekësve të Kupës së Botës në streaming arriti pikun në 1,5 milionë spektatorë. Në 2014, numri i përdoruesve u rrit deri në 3,2 milionë”.

Sipas Conviva, gjatë Kupës së Botës Rusi 2018 (deri më sot), numri më i madh i ndjekësve është regjistruar gjatë barazimit 1-1 në ndeshjen mes Argjentinës dhe Islandës, 7,7 milionë persona.

Ndjekja e Botërorit në streaming, rezultate të mira edhe për BBC dhe Telemundo

Ndër të tjera, shifrat e publikuara nga BBC më 19 qershor treguan që të hënën, gjatë ndeshjes Angli – Tunizi, 3 milionë persona ndoqën ndeshjen në platformën streaming iPlayer – shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për një program të BBC online.

Telemundo Deportes, i cili ka të drejtat e Kupës së Botës, në gjuhën spanjolle, tha se ka thyer rekordin e tij të streaming të të gjitha kohërave gjatë triumfit të Meksikës ndaj Gjermanisë, 1,1 milionë ndjekës. Ai deklaroi se falë Botërorit të Futbollit, gjatë tri ditëve të kampionatit (15, 16, 17 qershor) ka regjistruar shikueshmëri rekord. /Monitor

Lajmet e fundit>