Biznes

Rekord shitje të Nintendo Wii:10.2 milionë kopje në SHBA

Jan 16 2009
0 Shpërndarje
Rekord shitje të Nintendo Wii:10.2 milionë kopje në SHBA

Pajisja argëtuese e dorës Nintendo DS ka shitur gjithashtu 9.95 milionë njësi gjatë vitit të fundit dhe ky sukses në përgjithësi varet nga vonesa e DSi-së në këtë shtet.

NPD raporton se nga të gjitha konzolat e dedikuara për lojë që janë shitur në SHBA gjatë vitit 2008, 55% prej tyre ishin Wii. Në vitin 2008, industria e video lojërave ishte dëshmitare e rritjes së fitimit për 19%, apo për 21.33 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2007. Në përgjithësi gjatë vitit 2008, shitjet e harduerit për video lojëra janë rritur për 11%, që në total është 7.81 milionë dollarë rritje, ndërsa edhe video lojërat u ndikuan nga një rritje prej 26%, apo 10.96 miliardë dollarë. Përgjithësisht ngritjet e fitimeve për shtesat e video lojërave u rritën për 14%, apo 2.57 miliardë dollarë.

Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, Nintendo shiti 2.15 milionë Wii dhe 3.04 milionë DS. Në anën tjetër, Xbox 360 arriti të shesë 1.44 milionë njësi, Sony PS2 410.000, Sony PSP 1.02 milionë dhe në fund SONY PS3 arriti shitje të vogla prej vetëm 726.000 njësi.

Lajmet e fundit>