Vëzhgim

Rekord i ri për shkrim të SMS

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Rekord i ri për shkrim të SMS

Ajo shkroi ”the razor-toothed piranhas of the genera Serrasalmus and Pygocentrus are the most ferocious freshwater fish in the world. In reality they seldom attack a human”, në një kohë super të shpejtë prej 25.94 sekonda.

Rekordi zyrtar i tanishëm në Guinness mbahet nga amerikani Franklin Page, 24 vjeç, i cili shkroi të njëjtën grup fjalësh në një kohë prej 35.54 sekonda në mars të këtij viti.

Rekordi, që mbetet subjekt i aprovimit nga Guinness, ishte arritur nga znj. Thompson duke përdorur tastierën ”SWYPE” të Galaxy S, që iu mundëson përdoruesve të fusin tekst pa larguar majën e gishtërinjve nga ekrani.

Znj. Thompson, që punon për një kompani sigurie, ishte duke bërë shoping me të dashurin e saj, Chris Davies 23 vjeç, kur ata vizituan një spektakël rrugor të Samsung dhe ajo u ftua më pas që të tentojë të thyej rekordin botëror.

”Unë dërgojë shumë mesazhe me tekst – 40 apo 50 në dit vetëm drejt Chris, kështu që të dy e dinim se unë mund të shkruaja shpejtë” tha ajo. “Por qysh prej se po jetojmë së bashku dhe unë kam filluar punën time, unë nuk kam qenë në gjendje të shkruaj aq shumë dhe në një far forme gishtërinjtë e mi kanë dalë jashtë forme. Është një befasi shumë e madhe të kuptosh se unë jam tekst shkruesja më e shpejtë në botë. Por SWYPE ka ndihmuar. Secili duhet ta provojë dhe të shoh sesa lehtë është të shkruash”.

Znj. Thompson përdori një celularë Galaxy S kur ajo tejkaloi rekordin e z.Page për 9.6 sekonda, që gjithashtu ishte arritur në një pajisje Samsung. Kompania thekson se lejon njerëzit të dërgojnë mesazhe me tekst në shpejtësi që më parë nuk ishin të njohura.

Tani i mbetet Librit Guiness të Rekordeve që të regjistrojë këtë rezultat. /pcworld.al

Lajmet e fundit>