Analiza

Rekordi i ri i Android: Tashmë zotëron 81% të tregut të smartfonëve

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Rekordi i ri i Android: Tashmë zotëron 81% të tregut të smartfonëve

android130million1Android vazhdon të fitojë akoma më tepër terren në tregun e smartfonëve. Sipas firmës kërkimore Strategy Analytics, gjatë tremujorit të fundit të këtij viti, sistemi operativ mobil i Google arriti të zotëronte një pjesë tregu prej 81.3% duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga viti i kaluar kur pjesa e tregut ishte 75%.

Ndërkohë dërgesat e smartfonëve Android për shitje kanë arritur deri në 204.4 milion, përsëri një përmirësim i konsiderueshëm duke marrë parasysh se para një viti kjo vlerë ka qenë 129.6 milion. Në vend të dytë qëndron Apple me një pjesë tregu prej 13.4%.

Vitin e kaluar kompania zotëronte një pjesë tregu më të madhe ( 15.6%). Megjithatë pritet që Apple të përmirësojë pozicionin e vet në treg gjatë këtij tremujori për shkak të rritjes së kërkesës për iPhone 5S.

Sipas analistit kryesor të Strategy Analaytics, Apple ka humbur një pjesë të tregut për shkak të prezencës së limituar në tregun e smartfonëve ekonomikë.

strategy-analytics-smartphone-os-q3-2013

Ndërkohë në qoftë se Android dëshiron të vazhdojë të rritet në të ardhmen atëherë do të duhet të fitojë një pjesë të tregut që tashmë zotërohet nga Apple, gjë që nuk ka të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt duke qenë se iPhone 5S rezultoi një model popullor dhe do të ndihmojë Apple-in të përmirësohet gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.

Windows Phone ka dyfishuar pjesën e zotëruar të tregut në 4%, nga 2% që ka qenë vitin e kaluar. Po kështu dhe dërgesat e smartfonëve kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, nga 3.7 milion ato kanë arritur në 10.2 milion.

Me një rritje prej 178%, sistemi operativ mobil është klasifikuar nga Strategy Analytics si platforma e smartfonëve që po rritet më shpejt. Megjithatë ende ka nevojë të përmirësojë pozicionin e vet në disa vende të caktuara.

Drejtori ekzekutiv i Strategy Analytics është shprehur: “Pothuajse gjithë rritja e Microsoft-it i dedikohet Nokia-s dhe përmirësimit të qëndrueshëm të portofolit të pajisjeve Lumia në Europë, Azi dhe në SHBA.

Megjithatë është e dukshme se në nivel global Microsoft zotëron një pjesë shumë të vogël tregu dhe po përpiqet shumë të fitojë popullaritet në tregje të tilla si Japonia, Koreja e Jugut dhe Afrika.”

Ndërkohë BlackBerry vazhdon të pësojë rënie. Tashmë pjesa e tregut që zotërohet nga kompania është vetëm 1%, nga 4.3% që ka qenë vitin e kaluar.

Po kështu edhe dërgesat e smartfonëve kanë pësuar një rënie deri në 2.5 milion. Sipas Strategy Analytics fajin për këtë rënie e ka linja e dobët e pajisjeve BB10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>