Harduer

Rekord i ri kompjuterik në llogaritjen e numrit Pi

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Rekord i ri kompjuterik në llogaritjen e numrit Pi

Kondo, një inxhinier Japonez, ka kompletuar këtë makinë me vlerë prej 18.000 dllarësh dhe Yee, një student amerikan i shkencave kompjuterike, ka furnizuar në fushën e softuerit: y-cruncher, një program Pi për shumë detyra. Llogaritja ka kërkuar 90 ditë për të arritur në këtë fazë të shënimit të rekordit.

Por përveç vendosjes së rekordit botëror, ajo çfarë kanë dëshiruar me të vërtetë Yee dhe Kondo ka qenë shtyrja e limiteve të kompjuterit personal. Shikoni më poshtë listën e specifikave të kompjuterit të tyre që përdoren për këtë llogaritje:

Procesor
2 x Intel Xeon X5680 @ 3.33 GHz – (12 physical cores, 24 hyperthreaded)
Memorie
96 GB DDR3 @ 1066 MHz – (12 x 8 GB – 6 channels) – Samsung (M393B1K70BH1)
Pllakë amë
Asus Z8PE-D12
Disqe
1 TB SATA II (Boot drive) – Hitachi (HDS721010CLA332)
3 x 2 TB SATA II (Store Pi Output) – Seagate (ST32000542AS)
16 x 2 TB SATA II (Computation) – Seagate (ST32000641AS)
Raid Controller
2 x LSI MegaRaid SAS 9260-8i
Sistem operativ
Windows Server 2008 R2 Enterprise x64
Ndërtuar nga
Shigeru Kondo

Kondo tha se ishte i vetmuar në dhomën e tij gjatë mesnatës, kur u paraqit shifra e pesë triliontë (5.000.000.000.000), megjithëse gruaja dhe nëna e tij nuk shfaqën ndonjë “ndjenjë të veçantë” rreth kësaj arritjeje. E kjo shifër ishte numri 2.

Lajmet e fundit>