Analiza

Rekordmeni Vala

Jan 5 2010
0 Shpërndarje
Rekordmeni Vala

Sipas komunikatës së Vala-së, të hyrat e përafërta nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 – 14:00) është 278,000 SMS në orë.

”Të shikosh statistikat e thirrjeve dhe SMS-ve gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, është me të vërtetë një rezultat rekord dhe kjo ndodh për herë të parë pas dhjetë vjetësh. Kjo tregon për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbime më kualitative”,  ka bërë të ditur Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.

Sipas Haxhës, dërgimi i miliona SMS-ve dhe realizimi i thirrjeve është mundësuar pa kurrfarë pengese.

Por për dallim prej ekzekutivit të PTK-së, qytetarët përkatësisht konsumatorët nuk kanë ndarë të njëjtin mendim. Burimi nga Prishtina, konsumatorë i Vala-së qe gati 8 vjet u shpreh për PC World Albanian se është i zhgënjyer me shërbimet e operatorit mobil Vala. “Përsëri jam zhgënjyer. Në çdo festë më ndodh e njëjta gjë. Një SMS më duhet ta provojë dhjetë herë për ta dërguar. Nuk ka asnjë sukses këtu” u shpreh ai.

Në anën tjetër, Majlinda një konsumatore tjetër e Vala-së e që gjithashtu është nga Prishtina, u shpreh më ndryshe. “Unë kam pasur probleme me dërgimin e SMS-ve, megjithatë jam e kënaqur, nëse jo 100% atëherë po them se 90% jam” deklaroi ajo.

SMS-i ka qenë edhe forma më e kërkuara gjatë festës së vitit të ri për të dërguar një urim tek familjarët apo miqtë, sepse Vala ka vendosur edhe çmimin e lirë 1 Cent për SMS, gjë që ka zgjatur deri më 4 janar të këtij viti.

Vala në komunikatën e saj është shprehur se ka qenë 100 përqind e suksesshme dhe ka thyer rekorde, megjithatë për rekorde pajtohemi por për suksesin nuk e di!

Çfarë mendoni ju? Ka pas apo nuk ka pas sukses? Komentoni më poshtë.

Lajmet e fundit>