Harduer

Rënia e çmimit të Ethereum, shitjet e kartat grafike pushtojnë tregjet online

Jul 24 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht rënies së çmimit, një efekt i papritur ishte përmbyjtja e tregut me karta grafike të përdorura për prodhimin e ethereum. Rënia e çmimit të Ethereum, shitjet e kartat grafike pushtojnë tregjet online

Ndërsa çmimi i Ether ka shënuar vetëm rënie në muajt e fundit, uebsajtet e tregtisë online si eBay kanë parë një rritje të numrit të përdoruesve të cilët kërkojnë të shesin karta grafike të përdorura për prodhimin e ethereum.

Monedha virtuale e blockchainit të ethereum, ether, ka shënuar një rritje të ndjeshme në 2017-ën, nga 10 dollar më 1 Janar në 400 dollar më 12 Qershor.

Megjithatë ndërsa entuziazmi për këtë teknologjinë po fillon të bjerë dhe rrjetet ekonomike evoluojnë, çmimet ranë dhe ethereum vlerësohej me 133 dollar fundjavën e kaluar.

Pavarësisht rënies së çmimit, një efekt i papritur ishte përmbyjtja e tregut me karta grafike të përdorura për prodhimin e ethereum.

Mjafton të kërkoni “ethereum mining rig,” dhe eBay shfaq 260 produkte ku që të gjitha dolën në shitje pas datës 11 Qershor përveç tre prej tyre. Gjysma e tyre u publikuan pasi ethereum ra nën 200 dollar.

Një rast i ngjashëm është parë të përsëritet edhe në uebsajtin Craiglist, ku 126 postime në ethereum janë publikuar pas datës 11 Qershor.

Ky zhvillim mund të ketë impakt siç ishte rritja e kostos së kartave grafike NVIDIA dhe AMD edhe pse Ethereum u kthye tek rritja. Por kjo nuk do të thotë se prodhuesit janë frikësuar.

Prodhuesi Tajvanez Asus do të lançojë dy karta grafike të reja për tregun e prodhimit të monedhave dixhitale dhe shitjet e tyre pritet të tregojnë nëse ka me të vërtetë interes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>