Analiza

Rënia e pashmangshme e BlackBerry

Feb 21 2017
0 Shpërndarje
Në tre mujorin e katërt të 2016-ës BlackBerry u godit nga një tjetër raport financiar i dobët. Rënia e pashmangshme e BlackBerry Photo Source: Statista

Sipas Gartner kompania kanadeze shiti vetëm 207,900 paisje me sistemin operativ BlackBerry OS përgjatë periudhës Tetor Dhjetor.

Si rezultat pjesa e tregut ra në 0.0%. Përpara debutimit të iPhone BlackBerry dominonte tregun e telefonëve sidomos në mesin e profesionistëve.

Por kompania e pati të vështirë të përshtatej me trendin e ri të smartfonëve dhe pas disa ndryshimeve të vazhdueshme të strategjisë, në Shtator vendosi të mos shesë më telefonë BlackBerry.

Por ky nuk do të jetë fundi i kësaj marke sepse TCL do të vijojë të prodhojë telefonë të tillë falë licensimit nga BlackBerry por me Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>