Analiza

Rënia e shitjeve të tabletëve një trend mese 4 vjeçar

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Numri i tabletëve të shitur ishte 33 milion në tre mujorin e fundit, një rënie me 5 milion krahasuar me një vit më parë. Rënia e shitjeve të tabletëve një trend mese 4 vjeçar

Tregu global i tabletëve vijon me rënie prej disa vitesh dhe dukej sikur nuk ka për tu ndalur kurrë.

Në fakt shitjet janë në tatëpjetë prej të paktën 4 vitesh dhe tre mujori i dytë i 2018-ës vijon në këtë trend.

Apple dhe Huawei kanë arritur të ruajnë një rritje por vetëm nominale sipas IDC-së.

Numri i tabletëve të shitur ishte 33 milion në tre mujorin e fundit, një rënie me 5 milion krahasuar me një vit më parë.

Sipas IDC-së tregu global ka rënë me 13.5% vetëm këtë periudhë.

Apple dhe Huawei ishin dy kompanitë e vetme që patën rritje. Huawei shënoi rritje prej 7% ndërsa Apple vetëm 0.9%.

Në terësi, Apple ka shitur 11.5 milion njësi, ndjekur nga Samsung me 5 milion dhe Huawei me 3.4 milion njësi.

Pesëshen e parë e mbyllin Lenovo me 2 milion shitje dhe Amazon me 1.6 milion shitje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>