Harduer

Retina MacBook Pro, kërcënim për syrin, jo për xhepin

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Retina MacBook Pro, kërcënim për syrin, jo për xhepin

Në të njëjtën madhësi prej 15 inçësh, të cilën e kanë përdorur më parë edhe MacBook Pro të tjerë të ndërmarrjes Apple, modeli Retina ofron një paraqitje 2880 x 1800 piksel. Mbi 5 milionë piksel përmbajnë tekste, fotografi, video dhe elemente të tjerë, të cilët janë më të mprehtë sesa ato që keni parë në televizion.

Gjatë një prezantimi të shkurtër për MacBook Pro me paraqitjen Retina, një nga përfaqësuesit e ndërmarrjes Apple, tha se ekrani me rezolucion të lartë është aq i mirë aq sa nuk krahasohet me ekran tjetër.

Zhvilluesit duhet të përditësojnë aplikacionet e tyre për të mbështetur rezolucionin e ri, duke drejtuar gjendjen e tanishme ku disa aplikacione duken shumë mirë dhe disa të tjera duken të turbullta, sepse sistemi operativ është duke ua ndryshuar atyre madhësinë.

Teksti në Safari duket mjaft mirë, ndërsa në Chrome duken të shkurta. (Google ka premtuar që do të ofrojë mbështetje për Retina në përditësimin e ardhshëm.)

Sidoqoftë, rezolucioni i rritur zakonisht i bën të gjitha gjërat më të vogla.

Fatmirësisht, shtimi i më tepër se 3 milionë piksellëve nuk i bën mikroskopike të gjitha gjërat. Paraqitja e rregullimeve të Retinas përfshin pesë zgjedhje të rezolucioneve që përafrojnë madhësi të tjera, nga teksti më i madh (1024 x 640) në më tepër madhësi (1920 x 1200).

Ky ekran është ende me shkëlqim, por jo aq reflektues sa ekrani standard i MacBook Pro. Apple ia atribuon ndryshimin largimit të një pjesë të përparme të xhamit në dizajn, duke përdorur një material të mirë që ka jetëgjatësi.

Megjithëse Retina MacBook Pro është mjaft i shpejt, nuk është i lirë për një model prej 2.3GHz për 2,199 dollarë ose 2,799 dollarë për modelin 2.6 GHz. Ndonëse nuk ka dallim të madh mes një MacBook Pro të zakonshëm prej 15 inçësh që kushton 1,799 dollarë, si mendoni, a ia vlen të bëhet kalimi në modelin Retina vetëm për shkak të paraqitjes? Shkruani mendimet tuaja tek komentet. (PC World Albanian)

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>